‘I jashtëzakonshmi’ Salah si Messi, e thotë Ronaldo

08:31 | 25 Maj 2018
Arbresh Info

Ish sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo ka vlerësuar sulmuesin Mohamed Salah si të “jashtëzakonshëm” duke e krahasuar yllin e Liverpoolit me Lionel Messin.

Salah ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 44 gola brenda të gjitha kompeticioneve në edicionin e tij të parë me gjigantin në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info. Forma e reprezentuesit egjiptian do të jetë vendimtare për Liverpoolin në rast se ata do të shqetësojnë Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev.

Legjenda braziliane Ronaldo ka qenë i impresionuar nga Salah duke thënë se sulmuesi ishte i ngjashëm si superylli i Barcelonës – Lionel Messi.

“Unë e dua Salahn. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm me një kualitet të pamasë”, ka thënë ai për ‘El Partidazo de COPE’.

“Ai duket si Messi. Së fundmi kam lexuar se ai ka thënë që unë kam qenë inspirimi i tij dhe jam ngazëllyer nga kjo”

Pavarësisht performancave nga Salah, Madridi është favorit për finalen e Ligës së Kampionëve pasi ata synojnë të fitojnë trofeun për të tretën herë radhazi dhe të katërtën brenda pesë sezoneve.

Ronaldo beson që ish klubi i tij do të mposhtë Liverpoolin në një takim me shumë gola.

“Rezultati im është 3 me 2 për Madridin”, ka thënë ai.

“Nëse ata fitojnë finalen, kjo do të jetë diçka e paparë në historinë e tyre. Jam shumë optimist”

“Ka pasur dyshime gjatë vitit, por Real Madridi u bashkua dhe ka arritur diçka historike”

Takimi në Kiev nis nga ora 20:45 këtë të shtunë./arbresh.info/

Të ngjashme