I jashtëzakonshmi Haaland vendos rekord në Ligën e Kampionëve

07:19 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Borussia Dortmund e ka fituar 2:1 ndeshjen e parë ndaj PSG-së në fazën finale të Ligës së Kampionëve.

Heroi i mbrëmjes në ‘Signal Iduna Park’ ishte talenti Erling Haaland, me dy gola të shënuara kundër kampionëve të Francës.

Norvegjezi me paraqitjet, golat, grintën e treguar në fushë, ka fituar epitetin e sensacionit të këtij sezoni në futboll.

Këtë më së miri e dëshmojnë statistikat dhe rekordet që ka vendosur 19 vjeçari.

Haaland në 28 ndeshje këtë sezon ka shënuar 39 gola, dhe 11 prej tyre i ka shënuar në shtatë paraqitje te Dortmund, ku është transferuar në afatin kalimtar të janarit.

Ajo që është më e rëndësishmja, me dy golat e shënuara kundër PSG, Haaland bëhet lojtari më i shpejtë që arrin numrin e 10 golave në Ligën e Kampionëve për nga numri i paraqitjeve.

Ai gjithashtu, është golashënuesi më i mirë i kësaj gare këtë sezon.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme