Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bolognës në San Siro, në një ndeshje spektakolare.
Rossonerët kanë krijuar shumë raste shënimi, por nuk kanë arritur të shënojnë më shumë se dy gola edhe pse patën dy penallti të cilat i humbën.
Fillimisht Oliier Giroud në pjesën e parë e pastaj Theo Hernandez në pjesën e dytë dështuan të shënonin nga penalltia duke i mohuar Milanit fitoren.
Tani e tutje trajneri Stefano Pioli ka thënë se penalltitë për Milanin do t’i gjuaj sulmuesi portugez Rafael Leao, edhe pse as ky nuk është shumë i saktë në stërvitje.
“Giroud dhe Theo janë goditësit e parë të penalltive, por ndaj Bolognas nuk patën fatin me vete. Leao më kërkoi që penalltinë e radhës ta gjuajë ai, edhe pse në stërvitje nuk shënon shumë nga 11-metrat. Ndoshta në ndeshje do të jetë ndryshe, ta shohim”.
“Nëse ndeshja do të përfundonte me fitoren tonë, atëherë do të kishim fituar edhe më shumë besim për të ardhmen”.
“Megjithatë, nëse skuadra luan në këtë formë dhe krijon raste, përveç dy penalltive të humbura, do të thotë që përtej gjithçkaje paraqitja ishte ajo e duhura. Në golin e dytë të Bolognas vuajtëm një naivitet dhe e pësuam”, deklaroi Pioli. /Telegrafi/
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...