I dehur në rrugë kërcen mbi makinën e huaj, arrestohet Wesley Sneijder

20:03 | 29 Qershor 2019
A. B.

Këtë të premte në mbrëmje ish futbollisti i klubeve si Inter dhe Real Madrid, Wesley Sneijder, është arrestuar nga policia holandeze.

Holandezi u arrestua në qytetin e Utrecht-it pasi u kap në gjendje të dehur në rrugë, duke prishur rendin publik.

Sneijder është filmuar teksa ka dalë nga një lokal nate dhe është ngjitur mbi një makinë duke e goditur dhe duke kërcyer sipër saj. Më pas ai është parë duke u puthur me një grua binode, e cila duket se i plotëson dëshirën 35-vjeçarit, duke e parë se është totalisht i dehur.

Për të gjitha këto ai është shoqëruar në polici, ku ka pranuar të paguajë një dëm prej 6 mijë euro për pronarin e makinës.

https://twitter.com/GalaReports_/status/1144961117053247488?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Farrestohet-wesley-sneijder-i-dehur-ne-rruge-kercen-mbi-makinen-e-huaj%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme