Sulmuesi i Utrechtit, Lukas Gortler, është përjashtur me karton të kuq edhe pse ishte në bankën rezervë.
Gortler është përjashtur me karton të kuq nga banka rezervë pas një incidenti me futbollistët e Ajaxit.
Gortler ishte ndëshkuar me karton të verdhë gjatë pjesës së parë, para se ai të zëvëndësohej nga trajneri i Utrechtit.
Megjithatë, zëvëndësimi nuk e ndaloi atë që të ndëshkohet me karton të kuq pas një incidenti të çuditshëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Rezultatin ishte 0 – 0 kur po zhvillohej minuta e 90 dhe Utrecht dëshironte të dëgjonin sa më shpejt sinjalizimin e gjyqtarit kryesor për përfundimin e ndeshjes.
Kur kishte mbetur vetëm edhe një minutë , Ajaxi kishte fituar një rivënie me dorë.
Justin Kluivert vrapoi me shpejtësi që ta ekzekutonte rivënie, por Gortler reagoi më shpejt dhe morri topin për ta fshehur.
Kluviert reagoi duke e kapur atë në qafë dhe tentoi që t’ia marr topin.
Ky moment dërgoi në një përleshje të dy skuadrave, duke shkaktuar një kaos të madh. Në atë kaos, Gortler tentoi të ikte dhe të ulej në bankë përsëri që t’i ikte ndëshkimit.
Por, gjyqtarit të takimit veprimi i Gortlerit nuk i shpëtoi pa e parë dhe ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, dhe më pas me të kuqin.
Gjatë largimit të Gortler nga fusha, tifozët vendas të Utrechtit e duartrokiten për veprimin e tij për të mirën e skuadrës.
Vlen të theksojmë se Justin Kluivert, është i biri i legjendës holandeze, Patrick Kluivert. /arbresh.info/
https://youtu.be/dGo7FwMkys4
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...