Gjilani dhe Feronikeli kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 0-0.
Për Gjilanin në krye të skuadrës debutoi në pozitën e trajnerit Alban Hyseni.
Legjenda e klubit ka thënë pas ndeshjes së është i kënaqur me lojën e futbollistëve por që kërkoi tri pikët.
“Jam i kënaqur me lojën, por jo edhe me barazimin. I kërkova tri pikë, por e arritëm një. Patëm momente të mira, por kemi mundur edhe të ndëshkohemi. Mendoj që të dy ekipet patën taktizime shumë, sidomos në mesfushë”.
“Ne kemi punuar shumë në mesfushë. Kemi bërë presionin aty, pastaj shpesh kemi dal përpara me kundërsulme. E vetmja zgjidhje për të luajtur ndaj një kundërshtari si Feronikeli ishte kjo”, deklaroi Hyseni.
Në fund Hyseni foli edhe për mos efikasitetin e skuadrës së tij.
“Kemi pranuar pak gola, por është pak shqetësuese shënimi, por do të punojmë që ta përmirësojmë këtë statistikë”, përfundoi Hyseni. /Telegrafi/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person