Tottenhami sezonin e fundit vuajti shumë në një pozicion, atë të mbrojtësit të djathtë.
Kalimi i Kyle Walker tek Manchester City krijoi një vakum që nuk u plotësua dot as nga Trippier dhe as nga Serge Aurier, për këtë arsye drejtuesit londinez kanë shënjestruar mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysajn.
Duke iu referuar mediave britanike shkodrani shihet si një hipotezë mjaft e vlefshme dhe trajneri Mauricio Pochetino ka dhënë “ok” e tij për startin e negociatave.
Përfaqësuesi i 24-vjeçarit, Mario Giufreddi gjatë muajit prill ndodhej në Angli për të diskutuar një transferim të mundshëm tek Chelsea ose Liverpooli, megjithatë Tottenhami duket më i interesuar për shërbimet e Hysajt.
Futbollisti i kombëtares kuqezi ka një klauzolë prej 50 milion eurosh në kontratën e tij aktuale me Napolin e cila përfundon në vitin 2021, transmeton “SS”.
Shkarkimi i Maurizzio Sarrit i cili ishte njeriu që e afroi Hysajn tek klubi i kaltër ka bërë që mbrojtësi të vendosë në diskutim të ardhmen e tij tek Napoli dhe Premier League ka qënë gjithnjë një objektiv për shkodranin. Nëse Sarri emërohet trajner i Chelsea-it atherë blutë do të kishin avantazh në preferencat e Elseid Hysajt.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...