Hysaj nuk po ka minuta tek Lazio, ka vetëm një destinacion ku mund të luaj

22:35 | 24 Dhjetor 2024
D.H

Elseid Hysaj duhet të vendosë çfarë duhet të bëjë në vijimin e këtij sezoni dhe jo vetëm.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka edhe një vit e gjysmë të mbetur kontratë me Lazion, klub nga i cili përfiton një rrogë relativisht të lartë prej 2,8 milionë eurosh në sezon.

Klubi e ka nxjerrë përkohësisht jashtë planeve, duke mos e regjistruar në kampionat dhe Europë, teksa po kërkon që t’i gjejë një sistemim të ri.

Por pakkush mund të përballojë rrogën e Hysajt dhe sipas mediave italiane, i vetmi destinacion që mbetet për momentin për mbrojtësin është Arabia Saudite.

Nga mediat në Itali raportohet, se ka pasur interes për lojtarin, por nuk është konkretizuar ende asnjë lëvizje e tillë.

Gjithsesi, çdo klub që kërkon Hysajn duhet të garantojë minimalisht që ai do të përfitojë të njëjtën shifër sa merr aktualisht te Lazio, pra 4,2 milionë euro për pjesën e mbetur të kontratës së tij me klubin bardhekaltër për një vit e gjysmë, që të sigurojë nënshkrimin e mbrojtësit shqiptar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme