Është qetësuar “furtuna” mes Elseid Hysajt dhe Napolit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare dukej në prag divorci më “të kaltrit” por me sa raportojnë mediat italiane situata nuk është më aq konfliktuale dhe 24- vjeçari mund të vijojë karrierën e tij tek klubi italian.
Përfaqësuesi i lojtarit shqiptar, Mario Giufreddi ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me drejtorin sportiv të Napolit Cristiano Giuntoli, megjithatë më e rëndësishme në këtë pikë ka qënë biseda mes menaxherit të Hysajt dhe trajnerit Carlo Ancelotti.
Ky i fundit duket se ka dhënë garancitë e pretenduara nga përfaqësuesi i futbollistit shkodran duke e konsideruar mbrojtësin si një aset me vlera për skuadrën e kaltër.Gjatë periudhës së fundit emri i Elseid Hysajt është përmednur shpesh duke e lidhur të ardhmen e shkodranit me Chelsea-in.
Marrëdhënia e ngushtë me trajnerin e bluve Maurizio Sarrin dhe aktivizimi jo i rregullt tek Napoli kishin përforcuar zërat për një kalim të mundshëm tek klubi londinez.
Gjithsesi për momentin duket se ardhmja e Hysajt do të vijojë të jetë tek të kaltrit megjithëse në merkaton e dimrit situata mund të ndryshojë nga ora në orë. Në vitin 2016-të futbollisti i përfaqësueses shqiptare nënshkroi kontratën e re me klubin napoletan, kontratë e cila përfundon në vitin 2021.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...