Elseid Hysaj mund të mos largohet nga Italia, por të vazhdojë të aktivizohet në Serie A.
Për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili është jashtë panëve të Lacios dhe nuk mund të aktivizohet me të pasi nuk është regjistruar në kampionat, ka dalë në skenë një hipotezë mjaft e rëndësishme.
Eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, ka bërë të ditur se për futbollistin ka interes konkret nga klubi i Lecces.
Ky i fundit i ka kërkuar Lazios informacion nëse mund të huazojë futbollistin gjatë dritares së merkatos së janarit.
Mbetet të mësohet nëse mund të realizohet kjo lëvizje, ku Hysaj mund t’ju bashkohet Ramadanit dhe Berishës në radhët e klubit në fjalë që është në kërkim të përforcimeve cilësore në luftën për mbijetesë.
Megjithatë, është e qartë se Lecce e ka të pamundur të përballojë rrogën prej 2,8 milionë eurosh të mbrojtësit, ndaj do të kërkojë që një pjesë ta mbulojë Lazio, me të cilin Hysaj ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...
Të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi rus...