I pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Islandës, së bashku me trajnerin Edy Reja ishte edhe Elseid Hysaj i cili u shfaq optimist për një rezultat pozitiv.
Ai beson që do të marrin më të mirën nga takimi kundër Islandës.
Situata- Besoj që jemi të gjithë gati. Kemi pasur kohë që të punojmë bashkë. Jemi të gjithë gati si skuadër për të luajtur këtë ndeshje.
Skema- Besoj që e gjej veten më shumë në krah. Unë jam gati t’i bëj të gjitha pozicionet. E vendos trajneri.
Afati kalimtar- Nuk më shqetësojnë shumë. Kam edhe dy vjet me Napolin. Tani për tani mendoj vetëm për Kombëtaren. Më pas do mendoj për pushimet.
Kundërshtari – Islanda është një skuadër shumë e fortë. Ka lojtarë shumë të mirë, që luajnë në skuadra të mira. Nuk duhen nënvlerësuar. Duhet të jemi të kujdesshëm në lëvizje. Do arrijmë të bëjmë diçka të mirë në fushë.
Islanda nuk është si në Europianin e kaluar, ku tregoi që kishte shumë potencial. Na ka dhënë kurajo edhe trajneri. Me ardhjen e tij, ka ndryshuar klima e kombëtares. Na ka bërë të besojmë që jemi më të fortë. Ndryshe nga Reja. /ss/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?