Elseid Hysaj ishte sot në krah të trajnerit Edi Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes me Islandën, ku shkodrani pritet të mbajë shiritin e kapitenit, në mungesë të Mërgim Mavrajt, që pritet ta nisë nga stoli.
Mbrojtësi shkodran i quajti të padrejta kritikat pas ndeshjes me Francën, ndërsa theksoi se skuadra është e karikuar maksimalisht për të bërë një ndeshje mjaft të mirë përballë Islandës. Ai nuk ngurroi t’i bëjë komplimente edhe Kosovës.
Duket se e doni shumë shiritin, por kohët e fundit ai nuk u ka sjellë fat lojtarëve që e kanë mbajtur. Për ty përbën problem kjo përgjegjësi?
Unë jam i kënaqur që të mbaj shiritin, pasi është nder dhe përgjegjësi për mua, që të përfaqësoj vendin tim si kapiten. Besoj se në disa raste kam sjellë edhe fat, pasi kemi marrë fitore. Besoj se do t’ia dalim edhe këtë herë.
Pas Francës pati shumë kritika ndaj jush. Sa rëndojnë këto kritika te lojtarët?
Ndeshjet zgjatin 90 minuta dhe çdokush gabon minimalisht njëherë, por nuk jam dakord me ato sulme që vijnë nga pas kompjuterit. Ne nuk vijmë këtu për lekë, por për të dhënë maksimumin dhe këtë bëmë edhe në Francë. Nuk është dramë të humbësh me Francën, pasi 2-3 lojtarë të saj vlejnë më shumë se të gjithë ne. Të gjithë çunat vijnë këtu me qejf, për të luajtur me fanellën e Shqipërisë dhe për të dhënë më të mirën.
Ndryshon kundërshtari, por edhe futbollistët. A ju nxjerr probleme kjo juve lojtarëve me eksperiencë?
Jo, pasi unë kam rolin tim në fushë dhe mundohem të bëj më së miri punën time. Askush nuk ka nevojë të bëjë gjëra ekstra, por të bëjë punën e tij në fushë. Nesër besoj se do të arrijmë të shprehemi mirë dhe të marrim maksimumin. Kam besim te skuadra dhe jemi të karikuar për të dhënë më të mirën.
Humbja me Francën a sjell më shumë presion për ndeshjen e nesërme?
Dihet që do të jetë një ndeshje e vështirë, por e gjithë skuadra ndjen se është momenti ynë nesër dhe se jemi gati të bëjmë një ndeshje shumë të bukur, për të marrë edhe fitoren.
Besoni se Kosova po bën disa gjëra që Shqipëria nuk mund t’i tregojë?
Unë Kosovës i uroj shumë suksese. Ata kanë brenda zjarrin që patëm ne kur arritëm të shkojmë në Europian dhe u uroj që të vazhdojnë kështu.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit