Menaxheri Vincenzo Pisacane është i qetë në lidhje me të ardhmen e futbollistit në administrim të tij që luan te Inter, Danilo D’Abrosio.
Në një intervistë për “Radio Marte”, menaxheri i futbollistit zikaltër ka komentuar zërat e merkatos që aludojnë për një largim të D’Ambrosio nga Inter, të imponuar nga transferimi i mundshëm i shqiptarit Elseid Hysaj.
“Që nga koha kur Danilo është te Inter, kanë ndryshuar 11 mbrojtës dhe ai ka luajtur të paktën 80% të ndeshjeve. Niset gjithmonë si i diskutueshëm dhe pastaj luan gjithmonë ai”, reagoi menaxheri Vincenzo Pisacane, raporton telesport.
“Nuk i druhet konkurencës. Nuk e di se çfarë do të ndodhë te Inter, me Mauro Icardi apo Luciano Spalletti. Gjithsesi mund të them se flasin për një sulmues të madh dhe një trajner të madh”, deklaroi menaxheri i D’Abrosio.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...