Elseid Hysaj është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Izraelit.
Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Armando Sadiku, me dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Ledian Memushaj.
Pas ndeshjes, mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, u shpreh tejet i lumtur, teksa tha se duhet t’i zbatojnë urdhëratë e trajnerit për të arritur te sukseset.
“Optimizmi ishte vetëm te ne lojtarët, askush tjetër nuk ka besuar tek ne, por këtë fitore ua dedikojmë të gjithëve. Duhet të bëjmë më shumë dhe të zbatojmë këshillat e trajnerit”, ka thënë Hysaj.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...