Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e parë miqësore të vitit 2022.
Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në udhëtim të shtunën me fillim nga ora 19:45 në RCDE Stadium.
Para kësaj përballje ka folur mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj në një konferencë për shtyp.
Anësori i Lazios ka thënë se shpreson që të marrin një barazim, pasi është një ndeshje që duan të luajnë të gjithë.
“Është një ndeshje shumë e bukur, të gjithë duan të jenë në fushë. Për ne është një ndeshje me motivim të madh, shpresoj të japim maksimumin dhe të marrim një rezultat të mirë, për ne dhe për të ardhmen tonë”.
“Spanja është një nga skuadrat më të mirë në mbajtjen e topin dhe lojën e shpejtë. Duhet të rrimë pas duke pritur. Do shkojmë përpara me sulm ose presing nëse do shohim se del ndonjë rast. Nesër do jetë një nga testet më të mira”, tha Hysaj.
Shkodrani ka deklaruar tutje se atmosfera në grup është shumë e mirë dhe ndeshja ndaj Spanjës do të jetë një provë e madhe për futbollistët e Shqipërisë.
“Ata luajnë shpejt dhe mbajnë topin, do të jetë një provë e madhe. Atmosfera është shumë e mirë, i kemi munguar njëri-tjetrit. Jemi shumë mirë, të gëzuar që u takuam dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër“, u shpreh Hysaj.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League