Hysaj e fiton derbin ‘kuq e zi’ në Serie A

22:49 | 4 Shkurt 2018
Arbresh.info

Napoli ka arritur fitore ndaj Beneventos në fushën e kësaj të fundit me rezultat 2:0, raporton arbresh.info.

Çështjen e fituesit, napolitanët e mbyllën në pjesën e parë pas golave të realizuara nga Martens dhe Hamsik.

Për Napolin i plotë ishte mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj sikurse Berat Xhimshiti te Benevnto.

Ndërkohë, në pjesën e dytë për Beneventon u inkuadrua në lojë edhe futbollistë tjetër i Kombëtares, Ledian Memushaj, por pa arritur që ta ndihmojë ekipin e tij.

Napoli vazhdon t’i prijë renditjes me 60 pikë të grumbulluara kurse Benevento zë pozitën e fundit me vetëm shtatë pikë. /arbresh.info/

 

Të ngjashme