Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror, por ende është e paqartë e ardhmja e tij.
I sigurt është vetëm largimi, pasi këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit ditë më parë për mediat italiane.
Roma mbetet skuadra më e interesuar për të, por së fundmi në garë është futur edhe Juventusi.
Corriere dello Sport ka raportuar se Zonja e Vjetër dhe Napoli janë duke projektuar një shkëmbim të bujshëm.
Mbrojtësi shqiptar po kërkohet me ngulm nga trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri që dëshiron ribashkimin me shkodranin.
Bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë, ku Hysaj do të kalonte te Juventusi derisa mbrojtësi italian Mattia De Sciglio do t’i bashkohej Napolit.
Dy futbollistët kanë një vlerë të njëjtë në tregun e transferimeve rreth 12 milionë euro dhe asnjëra nga skuadrat nuk do të shtonte para.
Sipas medieve italiane më i mundshëm është shkëmbimi mes Hysajt dhe De Sciglios se sa ai mes shqiptarit dhe Rick Karsdorp të Romës. /Telegrafi/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë