Një gol vërtet në frymën e fundit, një gol i veçantë, për gëzimin e jashtëzakonshëm të gjithë tifozëve goli i parë i Jahmir Hykës në një ndeshje zyrtare në Tokën e mundësive.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e barazimit 1-1 për San Jose Earthquakes ndaj FC Dallas, në sekondën e fundit të minutës së katërt të shtesës.
Ishte një ndeshje që Hyka e kishte nisur si titullar dhe pas një pjese të parë pa gola ishte Dallas që kaloi në avantazh në minutën e 78 me Kellyn Acosta.
Gjithsesi kur pritej vetëm vërshëllima finale, në shansin e fundit të San Jose, Hyka mori një top në zonë e mbrojkti dhe gjuajti drejt portës me të majtën e tij fatale për golin e barazimit 1-1. Një gol i rëndësishëm për San Jose që pas 6 ndeshjesh sezonale mbetet e pamposhtur në shtëpi, ndërsa ka regjisttruar 2 barazime dy fitore dhe dy humbje duke u renditur ne vendin e 5 në Konferencën e Perëndimit.
“Jam i lumtur për skuadrën që barazuam pasi nuk e meritonim të kumbisnim, – deklaroi Hyka pas ndeshjes duke shtuar, – Mendoj se ne treguam karakterin tonë, shpirtin e skuadrës si dhe faktin që ne luftojmë deri në sekondën e fundit, kjo është e rëndësishme”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...