Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët

07:17 | 27 Qershor 2024
K.B

Hungaria priti tri ditë për ta mësuar fatin e saj, pasi garën e kishte mbyllur në vendin e tretë në Grupin A, por pas ndeshjeve të sotme ata përshëndeten me Euro 2024.

Rezultati i grupit F është kompletuar, ku Portugalia kalon si lidere me 6 pikë, Turqia është e dyta po ashtu me 6 pikë, ndërsa Gjeorgjia është e treta me 4 pikë, ndërsa çekët mbesin të fundit me 1 pikë.

Tre skuadrat e para të këtij grupi kalojnë në fazën e 1/16-tës, ku veçohet kalimi historik i Gjeorgjisë në fazën e eliminimit në pjesëmarrjen e saj të parë.

Në fazën eliminatore, Portugalia do të luajë me Slloveninë, Turqia me Austrinë dhe Gjeorgjia me Spanjën.

Megjithatë, ky rezultat është më i trishtuari për hungarezët. Me një gol në minutën e 100-të ndaj Skocisë, Hungaria arriti fitore dhe tri pikë, të cilat në atë kohë dukeshin të mjaftueshme për të kaluar në mesin e 16-të më të mirëve edhe pse kishin goladallim prej minus tre.

Por e mërkura dhe ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë, në të cilën Gjeorgjia çuditërisht festoi i dërgoi hungarezët në shtëpi sepse i kaluan në renditjen e kombëtareve më të mira të vendit të tretë.

E treta më e dobët mbeti Kroacia, e cila me dy pikë, mbyll renditjen e vendeve të treta. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme