Bayern Munich ka mposhtur Paris Saint-Germain me rezultat 3 me 1, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
PSG kishte turpëruar skuadrën gjermane në ndeshjen e parë, por kampioni gjerman ka bërë një super paraqitje në Allianz Arena.
Por, fitoren nuk kanë arritur ta shijojën pasi mbrojtësi gjerman, Mats Hummels, kishte shkuar direkt në dhomat e zhveshjes, pasi ishte inatosur me bashkëlojtarët e tij.
Ish anëtari i BVB, dëshironte që të fitonte me rezultat më të madh, pasi do të kishin siguruar vendin e parë të grupit.
Shkëmbeu disa fjalë me Thomas Muller dhe Peter Hermann, dhe më pas i nis me nerva drejt pankinës. Më vonë u largua pa thënë asnjë fjalë nga Arena.
Sipas informacioneve të Bild donte që skuadra të jepte gaz edhe pas golit të tretë në mënyrë që të provonte për të siguruar vendin e parë të renditjes.
Për këtë gjë duhej një avantazh me katër gola, dhe pas golit të tretë kishte rreth 20 minuta kohë për ta bërë këtë.
“Mats ka vullnet të madh. Aq sa e njoh unë, ai donte të fitonte 4-1 apo 5-1. Ai ishte duke luajtur shumë mirë dhe donte që skuadra të tentonte të shënonte më shumë gola,” shprehet trajneri Heynckes në fund të takimt. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...