Mats Hummels karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Qendërmbrojtësi veteran gjerman ka arritur marrëveshje me Brightonin dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizohet nga klubi bardhekaltër.
35-vjeçari kishte shumë oferta si nga Bundesliga ashtu edhe nga skuadrat e tjera evropiane.
Megjithatë mediat gjermane kanë raportuar se Hummels ka pasur dy oferta shumë të mira nga Serie A, por i ka refuzuar ato për Brightonin.
Roma dhe Bologna ishin dy klubet më të interesuara për transferimin e Hummels me parametra zero, megjithatë në fund lojtari preferoi Anglinë.
Hummels do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Brightonin, derisa për të do të jetë aventura e parë jashtë Bundesligës. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...