Andy Ruiz Jr ka marrë lëvdata të shumta nga tifozët e boksit për transformimin trupor para rimeçit ndaj Anthony Joshuas.
Boksieri meksikano-amerikan ia rrëmbeu titujt britanikut në muajin qershor, ndërsa ata e kanë caktuar duelin e radhës për datën 7 dhjetor të këtij viti.
Asokohe, ai peshonte rreth 121.5 kilogramë, ndërsa para duelit të radhës pritet të ketë rreth 6.5 kilogramë më pak.
Konkurrenti në kategorinë e peshave të rënda, Michael Hunter (i cili do të jetë njëri nga boksierët që do të duelojë në mbrëmjen e madhe në Arabinë Saudite), e ka publikuar një fotografi të përbashkët me kampionin e unifikuar pas sparingut.
Shumë tifozë kanë reaguar pozitivisht ndaj fizikut të Ruiz, të cilin e kanë komplimentuar për humbjen në peshë the formësimin e trupit.
https://www.instagram.com/p/B4VJs9Ml5za/?utm_source=ig_embed
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...