Humbi penalltinë, Ronaldo shpërtheu menjëherë në lot

23:36 | 1 Korrik 2024
E.G

Cristiano Ronaldo e pati shansin që të kalonte Portugaliën në epërsi përballë Sllovenisë në vazhdime.

Ndeshja ende është pa gol, ndërsa ylli i Al Nassr nuk arriti të shënonte nga 11 metra.

Diogo Jota e fitoi penalltinë në minutën e 105-të, ndërsa Ronaldo dështoi ta mposhte Jan Oblakun.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë shpërtheu në lot, në momentin që humbi penalltinë. /Telegrafi/

Të ngjashme