Humbi ndjenjat në miqësoren e Argjentinës, kjo është gjendja shëndetësore e Agueros

07:46 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sergio Aguero ka deklaruar se është gati fizikisht për ndeshjen e radhës së Manchester City-t ndaj Leicester të shtunën. Yllit argjentinas i ranë të fikët gjatë ndeshjes së vendit të tij ndaj Nigerisë këtë javë.

Por ai ka qetësuar tifozët e frikësuar duke konfirmuar në Twitter se ai është në dispozicion të Pep Guardiola-s për ndeshjen me ish-kampionët e Anglisë përpara dy vitesh.

“Të gjitha testet e bëra kanë dalë mirë. Kështu që jam gati të luaj të shtunën. Forca City!”, ishin fjalët e golashënuesit më të mirë të historisë së Manchester City-t.

29-vjeçari u dërgua në spital për teste pasi i ranë të fikët në dhomat e zhveshjes gjatë ndeshjes së Argjentinës ndaj Nigerisë.

Rënia e tensionit thuhet ketë qenë arsyeja, dhe ai rimori veten përpara se të largohej nga stadiumi për të bërë analizat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme