Google ADS

Humbi dokumentet në Split, kroatët e befasojnë duke ia kthyer së bashku me dy autografe të futbollistëve

17:42 | 7 Prill 2023
Diellza Gashi

Një tifoz i Uellsit, i cili ishte me kombëtaren në Split për ndeshjen e turit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, i humbi dokumentet në Kroaci, por në fund i gjeti sërish.

Tifozi uellsian Simon Alexander Moore që bëri tifo për Uellsin në barazimin ndaj Kroacisë (1-1) në ‘Poljud’ në fund të marsit, kishte humbur patentë shoferin.

Uellsianët mbërritën në një numër të madh në Kroaci dhe barazimi do t’i bëntë të kënaqur, përveç Moore i cili nuk mund të ishte i kënaqur.

Arsyeja është se ai humbi patentën e shoferit në ndeshje. Ai kontaktoi menjëherë Federatën e Futbollit të Uellsit dhe uellsianet në bashkëpunim me Federatën Kroate të Futbollit (HNS) gjetën lejen e tij.

Por nuk ishte vetëm patenta e shoferit që mbërriti në adresën e Moore në Uells. Njerëz të mirë nga Federata Kroate e Futbollit i dërguan atij dy karta futbollistëve me autografet të Luka Modric dhe Andrej Kramaric.

Kjo lëvizje e ka gëzuar uellsianin, i cili ka postuar gjithçka në rrjetet sociale./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme