Golden State dhe Clevelandi, dy ekipet finaliste të sezonit të kaluar në NBA, kanë humbur në ndeshjet e radhës.
Kampionët e Warriorsit u mundën 109-103 nga Minnesota, ndeshje ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Në fund, diferencën e bëri Towns me 31 pikë, mbështetur edhe nga Wiggins me 23, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e 12 rebaund të Durant për miqtë (mungoi Curry, i dëmtuar).
Humbet edhe ekipi i Clevelandit, që u mund 127-113 nga Lakers, ndeshje e dominuar nga basketbollistët kalifornianë. Randle me 36 pikë e 14 rebaund ishte më i miri në parket për Lakers, mbështetur edhe nga Lopez me 22 pikë, Thomas e Pope me 20. Për Cavaliers u dallua James me 24 pikë e 10 rebaund, por që mbetën për statistikë, raporton “Telesport”.
Në krye të renditjes në Perëndimin ndodhet ekipi i Houston, që mundi 105-82 Dallas në fushën e këtij të fundit. Sfidë e komanduar nga skuadra e Rockets, ku u dalluan Gordon me 26 pikë e Paul me 24. Në momentet e fundit fiton Indiana, që mposhti 99-97 Boston jashtë fushe, rezultati surprizë i ditës së sotme, me Oladipo që bëri diferencën me 27 pikë.
Fiton edhe ekipi i Torontos, që mundi 132-106 New York, duke komanduar kreun e renditjes në Lindje, ndeshje ku epërsia e skuadrës kanadeze u rrit nga eprioda në periodë (7 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë). Skuadra e Utah Jazz, falë 30 pikëve e 10 rebaund të Rubio mundi 116-99 New Orleans.
Rezultatet
New York – Toronto 106-132
Atlanta – Chicago 122-129
Minnesota – Golden State 109-103
New Orleans – Utah Jazz 99-116
Denver – Sacramento 130-104
Dallas – Houston 82-105
Boston – Indiana 97-99
Brooklyn – Philadelphia 97-120
Lakers – Cleveland 127-113
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...