Fituesi i Kupës Evropiane me Manchester United, Tony Dunne ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Qendërmbrojtësi i Republikës së Irlandës ishte pjesë e skuadrës së Sir Matt Busby në 1968 i cili u bë skuadra e parë angleze që fitoi trofeun, duke mposhtur Benfica 4-1 në ‘Wembley’.
Dunne iu bashkua Unitedit nga skuadra irlandeze Shelbourne për 5 mijë funte në 1960 dhe ndihmoi në formimin e së ardhmes së United në vitet pas katastrofës ajrore të Mynihut të vitit 1958, përcjell lajmi.net.
Një mbrojtës i guximshëm, i shpejtë Dunne u ble illimisht si zëvendësues për Noel Cantwell dhe Shay Brennan dhe karriera e tij u ngrit pasi u paraqit në fitoren e finales së Kupës FA të vitit 1963 ndaj Leicester City në ‘Wembley’.
Irlandezi gjithashtu ndihmoi United të fitonte titullin e ligës në 1965 dhe 1967 përpara lavdisë së Kupës Evropiane 1968.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...