Mesfushori i Chelseas, N’Golo Kante ka pësuar një lëndim në gju në stërvitje para finales së Evropa Ligës.
Siç raporton Mirror, Kante do të mungoj në ndeshjen ndaj Arsenalit në Baku pas lëndimit në gju gjatë stërvitjeve të së shtunës, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori francez ka qenë duke u rikuperuar nga lëndimi në pulpë dhe kishte nisur stërvitjet me shpresën për të arritur që të jetë pjesë e finales të së mërkurës.
Por, Kante ka pësuar një tjetër lëndim, gjë që është mjaftë shqetësuese për trajnerin Maurizio Sarri, i cili ka një listë në rritje me lëndime para kësaj ndeshje.
Drejtorët e Chelseas janë duke bërë kontrolle për të mësuar më shumë rreth lëndimit të Kanes, por duket se lojtari nuk do të jetë në dispozicion për finale./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok