Kosovari Adnan Januzaj është dërguar në formë huazimi tek Dortmundi nga trajneri Louis van Gaal në përpjekje për të siguruar një pozitë startuese në klub.
Ai filloi shumë mirë duke shënuar në ndeshjen miqësore debutuese kundër St. Paulit në minutën e 18-të, shkruan arbresh.info.
Megjithatë, Januzaj dështoi për të impresionuar klubin që i dhuroi vetëm një herë pozitë startuese në Evropa Ligë.
Ai nuk startoi në asnjë ndeshje në Budesligë gjatë kohës së tij në klub, shkruan arbresh.info.
Janzuaj ka bërë 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet për skuadrën gjermane.
Ai gjithashtu kontribuoi për klubin me dy asistime.
Marrëveshja supozohej se do të vazhdonte deri në fund të sezonit, po trajneri Louis van Gaal riktheu kosovarin sërish në Old Trafford.
Megjithatë, reprezentuesi belg nuk do të shfaqet në ndeshjen kundër Sheffield United në Kupën FA pasi ai është në mungesë të stërvitjeve për shkak të pushimit dimëror në Gjermani./arbresh.info
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...