Houston Rockets ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Miami Heat me rezultat 99-90 në ndeshjen e dytë këtë sezon me më së paku pikë të realizuara.
Houstoni kishte probleme gjatë gjithë takimit, duke mos arritur të krijojë epërsi solide.
Më i miri ishte James Harden me 28 pikë dhe pesë asistime, kurse Paul shtoi 16 pikë e gjashtë asistime.
Te Miami u mundua Hassan Whiteside me 22 pikë e 13 kërcime dhe Josh Richardson me 12 kërcime i cili zëvëndësoi Goran Dragicin në pozitën e organizatorit.
I pandalshëm në fitoren 132-128 pas dy vazhdimeve të Neë Orleans Pelicans ishte askush tjetër pos Demarcus Cousins.
Cousins arriti të realizojë 44 pikë, 24 kërcime dhe 10 asistime që përbën një nga triple double më monstruoz të sezonit.
Ai u ndihmua edhe nga Anthony Davis në këtë ndeshje të ngushtë me 34 pikë e 9 kërcime, teksa Moore shtoi 15 pikë në këtë duel.
Me këtë fitore Houstoni vazhdon ët jetë tri ndeshje prapa Golden States që ka vendin e parë, kurse Neë Orleans po ngjitet në pozitat e para dhe tash është në vendin e gjashtë, me një fitore më pak se Oklahoma e cila ka vendin e pestë.
Sara i vendos një maskë Drilonit, Gresa e ngacmon
Inzaghi: Jam me fat që kam lojtarë të mëdhenj në klub
Shkon në 151 numri i të vdekurve pas rrëzimit të avionit në ...
Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy ...
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...