Google ADS

Holyfield stërvitet me Klitschkon para meçit të shumëpritur kundër Tyson

10:51 | 23 Maj 2020
Arditë Shkodra

Evander Holyfield e ka sjellë ish kampionin e botës në peshat e rënda, Wladimir Kltischko në kampin e tij të stërvitjes, teksa po përgatitet për rikthimin e bujshëm në ring.

57 vjeçari i cili hoqi dorë nga boksi në vitin 2011 pas 57 luftërave profesionale, mund të përballet me rivalin e tij të vjetër Mike Tyson gjatë këtij viti.

Edhe pse Holyfield kishte këmbëngulur se meçi kundër Tyson tani do të ishte një luftë e butë, përfshirja e Klitschko në stërvitjet e tij, lë të kuptohet ndryshe.

Në një postim në Instagram të postuar të premten nga Holyfield, amerikani shfaqet duket shtrënguar duart me Klitschkon.

Një video e fundit është titulluar: “Ekipi i Holyfield duke u përgatitur për betejë”, duke sugjeruar se Klitschko do të mbetet pjesë e kampit të tij, teksa 57 vjeçari po stërvitet për luftën e tij të parë pas gati 10 vitesh.

Meçi i mundshëm mes Holyfield dhe Tyson, po pritet me padurim nga tifozët e boksit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme