Donis Avdijaj pritet të largohet nga Schalke 04.
Reprezentuesi i Kosovës nuk është më në planet e skuadrës nga ‘Gelsenkirchen’.
Problemet e vazhdueshme dhe mungesa e diciplinës ka bërë që Schalke ta nxjerrë në shitje lojtarin.
Së fundmi interesim për kosovarin ka shprehur skuadra nga Bundesliga 2, Holstein Kiel.
Kiel është ngjitur këtë edicion në Bundesliga 2 dhe po kërkon të përforcohet me Avdijaj .
Ekipi gjerman ka kërkuar huazimin e yllit të Kosovës me të drejtë blerje në fund të stinorit.
Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Schalke që më parë ka njoftuar se Avdijaj kushton tre milionë euro.
20-vjeçari në rast transferimi te Kiel do ta gjente sulmuesin kosovar Ilir Azemi i cili iu bashkua kësaj skuadre një vitë më parë nga Greuther Furth.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?