Mbrojtësi i Arsenalit, Rob Holding ka lavdëruar kapitenin Pierre Emerick Aubameyang por ka treguar mbështetje edhe ndaj ish kapitenit – Granit Xhakës.
Duke folur për Sky Sports, Holding ka dhënë detaje se si dyshja janë në dhomën e zhveshjes në klub, transmeton portali arbresh.info.
“Perrie është i mrekullueshëm në zhveshtore. Ai është i lumtur si një karakter prandaj të gjithë janë shumë pozitiv rreth tij. Ai e di se si t’i nxis njerëzit dhe është një shembull për ne në fushë. Të kesh dikë si ai në front duke shënuar gola për ju, gjithmonë na lehtëson gjërat”, ka thënë Holding.
“Nuk kam pas ndonjë problem me Granitin dhe me asnjë tjetër lojtar dhe asnjë lojtar nuk ka pasur ndonjë problem me të. Ai është një djalosh i mrekullueshëm të kesh përreth zhveshtores dhe mendoj se ajo që ka ndodhur me të ishte mes tij dhe tifozëve dhe nuk ka të bëjë asgjë me mua. Unë vetëm e di se mund të mbështes skuadrën dhe të mbështes Granitin”
Xhaka besohet se do të largohet nga Arsenali në janar teksa AC Milani dhe Interi janë në garë për shërbimet e tij./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje