Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshjen e vitit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ndaj Republikës Çeke.
Kjo sfidë luhet në Tiranë, të enjten me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa UEFA ka bërë publike edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje shumë të rëndësishme për dyja kombëtaret.
Gjyqtar kryesor do të jetë holandezi Danny Makkelie, ndërsa anësorët janë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries gjithashtu nga Holanda.
Gjyqtar i katërt do të jetë Alex Bos, kurse në sistemin VAR do të Rob Dieperink dhe Jeroen Manschot.
Kujtojmë se në Grupin E, ku ndodhen këto dy kombëtare, tabelës i prinë Shqipëria me 10 pikë duke pasuar Republika Çeke me 8 pikë aq sa ka edhe Moldavia por me golavarazh më të dobët se çekët.
Polonia është në vendin e katërt me 6 pikë ndërsa të fundit janë Ishujtë Faroe me vetëm një pike./Arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...