Portugalia u bë finalistja e parë e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligës së kombeve, teksa mposhti Zvicrën mbrëmë në gjysmëfinale e zhvilluar në “Estadio do Dragao” të Portos, me rezultatin 3:1.
Sonte në mbrëmje, por këtë herë në stadiumin “D. Afonso Henriques” të Guimaresit, do të përcaktohet edhe skuadra tjetër finaliste, që të dielën e 9 qershorit, do të luftojë për trofeun përballë Portugalisë.
Që të dy këto kombëtare kanë lënë pas kundërshtarë mjaft të fortë në grupet përkatëse, teksa “Tre luanët” u renditën të parët në një grup me Spanjën e Kroacinë, ndërsa “tulipanët” dominuan grupin me Francën kampione bote dhe Gjermaninë ish kampione bote.
Nga ana tjetër, pasi dështoi të sigurojë kualifikimin për në “Rusi 2018”, Holanda iu nënshtrua një rinovimi total nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman dhe në Ligën e Kombeve u panë edhe shenjat e para të përmirësimit, me “tulipanët” që u treguan superiorë ndaj dy prej përfaqësueseve më të fort në botë.
Takimi i sotëm zhvillohet me fillim nga ora 20:45.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin