Ndeshje interesante edhe në miqësore.
E enjtja në Supersport do të sjellë edhe dy miqësore luksi.
Në orën në Johan Cruijff Arena në Amsterdam, Holanda do të sfidojë Perunë në sfidën e lamtumirës së Wesley Sneijder.
Në moshën 34-vjeçare ish mesfushori i Realit të Madridit dhe Interit do të luajë ndeshjen e tij të fundit me portokallinjtë.
Deri tani Sneijder numëron 133 paraqitje dhe 31 gola të realizuar dhe është lojtari më më shumë ndeshje të luajtura me përfaqësuesen tulipane një pozicion që nuk do tia kërcënojë askush për një kohë të gjatë. Holanda e Ronald Koeman do të përpiqet të tregojë sot se në Ligën e Kombeve dhe në eliminatoret e Euro 2020 do të vijë ndryshe dhe mbi të gjitha me dëshirë dhe shumë grintë për mos munguar në një tjetër kompeticion madhor.
Portugali-Kroaci është një tjetër duel miqësor që pritet të dhurojë spektakël.
Luzitanët janë pa Ronaldon ndërsa trajneri i kombëtares ballkanase Zlatko Dalic ka shumë halle për të zgjidhur pasi portieri Subasic, mbrojtësi Corluka dhe sulmuesi Mandzukic janë tërhequr nga Kroacia. Mungesat me peshë do të jenë evidente në të dy krahët por gjithsesi pritet një sfidë shumë e bukur e cila duhet ndjekur me çdo kusht.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...