Holanda ka mundur edhe Francën në Roterdam me rezultat minimal 2-0 për të rritur gjasat e një kualifikimi të mundshëm në finalet e Ligës së Kombeve.
Holanda kishte kontrollin e lojës nga fillimi i takimit, duke qenë skuadra insistuese.
Pas një rasti të mirë dhe hutie në mbrojtjen e kampionëve të botës, ishte Wijnaldum ai që shfrytëzoi një top të kthyer për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e vendasve.
Në pjesën e dytë Franca bëri zëvëndësimet dhe kërkoi të barazonte, por nuk ja doli.
Madje, pranoi golin e dytë nga penaltia në çastet e fundit të takimit.
https://twitter.com/UltraFootie/status/1063531239334993923
Me këtë fitore Holanda ka gjashtë pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se Franca që mban pozitën e parë pas katër ndeshjeve.
Holanda ka edhe një ndeshje më pak, dhe me një fitore ose barazim në Gjermani do të mund të siguronte pozitën e parë në Grupin 1 të Divizionit A të Ligës së Kombeve.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi