Holanda është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.
“Tulipanët” kanë mposhtur në gjysmëfinale Anglinë me përmbysje (3 me 1) për të vazhduar tutje drejtë sfidës së fundit të kësaj gare, shkruan portali arbresh.info.
Pas një gabimi në mbrojtje nga De Ligt, i cili shkaktoi penalti me ndërhyrje të palejuar ndaj Marcus Rashford, sulmuesi i Manchester Untied zhbllokoi shifrat duke shënuar për 1 me 0 nga pika e bardhë derisa po zhvillohej minuta e 32’.
Por, talenti i Ajaxit përmirësoi gabimin në fraksionin e dytë duke shënuar me kokë për 1 me 1 në minutën e 73′ për të dërguar kështu ndeshjen në vazhdime meqenëse minutat në vazhdim nuk sollën ndonjë ndryshim.
Skuadra nën udhëheqjen e Ronald Koeman përmbysi rezultatin në minutën e 97′ kur Kyle Walker realizoi autogol para se Quincy Promes të shënonte për 3 me 1 në minutën e 114′ pas një gabimi skandaloz nga anglezët në mbrojtje.
Portugalia është rivali i Holandës në finale të UEFA Ligës së Kombeve që zhvillohet të dielën në Porto./arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...