Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Jonas Hofmann ka thënë se plani i lojës së Interit ishte që t’ia çonte topin sulmuesit belg Romelu Lukaku, ndërsa rezultatin e cilësoi si të drejtë.
Interi dhe Monchengladbach barazuan me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit, Hofmann zbuloi se ishte e vështirë për të ndaluar belgun Lukaku, i cili ishte cak i gjithë topave të Interit dhe i ndihmoi ata të marrin një pikë.
“Interi provoi 99 për qind të kohës për t’i dhënë topin Lukakun, ai e ul atë dhe lejon që ekipi të ngrihet në fushë”, ka thënë fillimisht Hofmann për faqen zyrtare të klubit.
“Ishte e vështirë për ne të vendosnim gjithnjë dy lojtar tek ai, një përpara dhe një prapa. Por në fund të fundit, mendoj se puna që bëmë ishte e shkëlqyeshme”.
“Në përgjithësi, besoj se e merituam pikën që fituam”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen