Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld beson që ylli Mohamed Salah mund të “zëvendësoj” të dy, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, si lojtari më i mirë në botë.
Salah është duke shijuar një sezon fantastik pas rikthimit në Angli te Liverooli, transmeton portali arbresh.info. Ai ka shënuar 43 gola brenda 48 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet, përfshirë 31 brenda 34 ndeshjeve në Premierë Ligë.Hitzfeld është i bindur që Salah do të vazhdoj të zhvillohet dhe do të prodhoj performanca të tilla edhe në të ardhmen duke tejkaluar Messin dhe Ronaldon për tu bërë lojtari më i mirë në planet.
“Ata mbështeten në tempo, driblime, shpejtësi të jashtëzakonshme, për një lojë me kundër sulme”, ka thënë Hitzfeld për ‘T-Online’.
“Më pas, sigurisht, ata kanë një lojtar me klas botëror si Salah. Ai eventualisht mund të zëvendësoj Ronaldon dhe Messin, nëse ai mund të vazhdoj me arritjet e këtij sezoni brenda disa viteve të ardhshme”
Egjiptiani ka fituar gjithashtu çmimin “PFA Lojtari i Vitit” duke mposhtur mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin De Bruynen, në këtë garë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?