‘HITC’: Crystal Palace vazhdon ta përcjellë nga afër Milot Rashicën

09:34 | 11 Mars 2019
Arbresh.info

Ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica shënoi dy gola kunër kundërshtarit të Manchester Cityt në  Ligën e Kampionëve, Schalkes.

Mesfushori i talentuar kosovar arriti ta gjejë golin dy herë në fitoren 4:2 të skuadrës nga Bremeni.

Andaj, tifozët e Crystal Palaces duhet të jenë të ngazëllyer për shkëlqimin e futbollistit vushtrrias, i cili po vazhdon me paraqitjet mbresëlënëse në Bundesliga, shkruan “HITC”.

Crystal Palace ka qenë kohëve të fundit e lidhur me transferimin e 22-vjeçarit, i cili mund të luajë si anësor i djathtë si dhe si sulmues i dytë.

“CalcioMercato” shkroi muajin e kaluar se skuadra nga Londra është e interesuar për futbollistin që ka 20 paraqitje me Përfaqësuesen e Kosovës, dhe pas ‘shpërthimit’ të tij të fundit, Crystal Palace duhet të jetë edhe më e interesuar për lojtarin.

Paraqitja e Rashicës kundër Schalkes u vlerësua me një note prej 8.57 nga “WhoScored”, teksa deri më tani në 17 ndeshje kampionale, Miloti ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar një asistim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme