Liridon Kalenderi e ka arritur atë që nuk e ka arritur askush më parë në autosportin kosovar.
Ai është renditur i pari në garën e mbajtur në Shternberk të Çekisë, e vlefshme për Kampionatin Evropian, duke lënë prapa garues me shumë përvojë, që e kanë dominuar këtë sport për vite me radhë.
Liri jo vetëm që doli I pari në Grupin 1 dhe në plasmanin e përgjithshëm, por ishte bindshëm më I shpejtë se përcjellësi më I afërt, Igor Stefanovski.
Kalenderi punën më të madhe e kreu në vozitjen e pare, në të cilën në cak arriti për kohën fantastike prej 03:08.372 minuta, ndërsa në të dytën pati kohë prej 03:20.406, derisa Stefanofski pati kohë prej 03:15.037 dhe 03:31.443 minuta.
Në garën në Shternberk pjesëmarrës ishin edhe Valdet Kaçandolli e Përparim Dushi./Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...