Kroacia është rivali i Francës në finale të Kampionatit Botëror “Rusia 2018” pas kualifikimit të tyre për herë të parë në histori.
Më një përmbysje sensacionale, Kroacia ka regjistruar fitore me rezultat 2 me 1 kundër Anglisë në gjysmëfinalen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë), shkruan portali arbresh.info.
Pavarësisht fillimit të shkëlqyer duke realizuar gol të bukur qysh në minutën e 5′ të ndeshjes në Luzhniki Arena, “Tre Luanët” nuk arritën të ruajnë avantazhin e tyre duke humbur shansin për të shkuar në finale pas 52 viteve.
Supergoli nga Kieran Trippier përmes gjuajtjes së lirë nga një distancë prej 25 metrave u mohua në pjesën e dytë pas më shumë se një ore lojë nga Ivan Perisic që barazoi shifrat për 1 me 1 pas një asistimi nga Sime Vrsaljko në minutën e 68′.
Edhe pse kishin disa shanse të mira për realizuar në portën e Jordan Picford duke goditur madje edhe shtyllën në minutat e fundit të kohës së rregullt, ndeshja shkoi në vazhdime.
Në minutën e katërt të pjesës së dytë të vazhdimeve, sulmuesi Mario Mandzukic zuri në befasoi mbrojtjen e anglezëve duke shënuar gol të bukur për 2 me 1 (109′).
Finalja ndërmjet Francës dhe Kroacisë zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Shikoni tri golat e kësaj ndeshje:
Bayerni raporton Barcelonën në UEFA pas sulmit që iu bë para...
Kurti uron Ditën Kombëtare të Çekisë: Një nga partnerët tanë...
Blinken, thirrje urgjente për zgjidhje të konfliktit në Liba...
Vuçiqi me Von der Leyen folën edhe për Kosovën: Ia shpjegova...
Aliu viziton fillimin e punimeve në rrugën rajonale Nadakovc...
Diana tregon çka i pëlqen te Mevlani, ai ‘alivanoset’