Kombëtarja U22 e Kosovës në Beach Volley, meshkujt, ka shkruar historinë duke siguruar fazën e grupeve në këtë grupmoshë dhe konkurrencë për herë të parë ndonjëherë.
Ekipi i përbërë nga dyshja e volejbollistëve Ermal Maliqi/Erion Bajrami dhe e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi arriti që të mposht Kroacinë, pasi paraprakisht kishte mposhtur Skocinë dhe Irlandën e Veriut, ndërsa pësoi disfateë nga Sllovakia.
Në ndeshjen vendimtare, Kosova mposhti Kroacinë me rezultat 1-2 (18-21, 21-16, 12-15).
Me këtë fitore, Kosova u kualifikua në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, ku do të marrin pjesë 32 ekipet më të mira të Kontinentit të Vjetër në Beach Volley.
“Dardanët” tash do të jenë pjesë e Grupit G, bashkë me Poloninë, Norvegjinë dhe Hungarinë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...