Drita ka regjistruar një tjetër sukses madhështor duke kaluar në fazën e parë të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur skuadrën e Lincoln Red Imps me rezultat 4 me 1 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të para-kualifikimeve në UFEA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.Skuadra kosovare realizoi golin e epërsisë në minutën e dytë të ndeshjes në stadiumin “Victoria” përmes mbrojtësit Liridon Leci, i cili pranoi topin pas një harkimi nga këndi dhe me një goditje të fuqishme dërgoi në avantazh “Intelektualët”.
Edhe pse kishin shumë mundësi për të thelluar epërsinë si një pjesën e parë ashtu edhe në atë të dytë, skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Bekim Jusufi nuk arriti të gjej më portën e kundërshtarëve. Për këtë, Drita u ndëshkua duke pranuar gol në minutën e 61′ të pjesës së dytë.
Pedro Corral ishte autori i golit të barazimit duke dërguar ndeshjen në barazime.Klubi gjilanas mbeti me vetëm 10 lojtarë në fushë në minutën e dhjetë të pjesës së parë të vazhdimeve pasi qendërmbrojtësi Fidan Gërbeshi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një tjetër ndërhyrje të ashpër.
Mirëpo, Drita arriti të siguroj epërsinë vetëm pesë minuta më vonë pasi Lopez u ndëshkua me karton të kuq me prekjen e topit me dorë në zonën e rreptësisë.Leci ekzekutoi penaltinë duke realizuar për 2 me 1. 33-vjeçari festoi duke bërë shqiponjën.
Për t’i dhënë fund shpresave të kampionit të Gjilbraltarit, Xhevdet Shabani realizoi për 3 me në minutën e 120′ para se Neziraj të befasonte të gjithë me një gol të klasit të lartë për 4 me 1.
Kampioni i Suedisë, Malmo është rivali i ardhshëm për skuadrën tonë./arbresh.info/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...