Distria Krasniqi ka humbur finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024” në kategorinë në 52 kg.
‘Disi’ në finale u mposht garuesja nga Uzbekistani Diyora Keldiyrova, shkruan Arbresh.info.
Xhudistja kosovare nuk ka arritur të mbrojë medaljen olimpike që e kishte fituar në Olimpiadën e Tokyos në vitin 2021.
Rruga drejt medaljes së argjendtë për pejanen nisi me fitore në raundin e dytë ndaj garueses nga Indonezia, March Marayam Maharani me ‘Ippon’.
Të njëjtën mënyrë fitoi edhe në çerekfinale ndaj izraelitës Gefen Primo.
Ndërkohë në gjysmëfinale Distria mposhti italianen Odette Giuffrida pasi kjo e fundi u ndëshkua me tri vërejtje dhe u diskualifikua nga loja.
Kjo ishte medalje e saj e dytë olimpike dhe e para për Kosovën në këto lojëra.
Teksa pas këtij suksesi të Distrias, Kosova ka arritur në kuotën e katër medaljeve olimpike, ku të tri nga nga këto janë të arta dhe një e argjendtë./Arbresh.info/
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...