Stephanie Frappart do të ndajë drejtësinë në miqësoren mes Anglisë dhe Australisë të premten për t’u bërë gruaja e parë që gjykon një ndeshje ndërkombëtare për meshkuj në Wembley.
Gjyqtarja franceze e cila fillimisht e nisi karrierën në Ligue 2, ndau drejtësinë në disa ndeshje të Kupës së Botës vitin e kaluar.
Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që gjykoi një finale evropiane kur Chelsea luajti me Liverpoolin në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s në Stamboll në vitin 2019.
Peter Elsworth, kreu i operacioneve të arbitrazhit të FA, tha: “Stephanie është një gjyqtare e jashtëzakonshme, ajo ka gjykuar në nivelin më të lartë në Francë në të gjithë Evropën dhe së fundmi në Kupën e Botës FIFA për meshkuj dhe femra”.
Pasi drejtoi Superkupën në vitin 2019 mes Chelsea dhe Liverpool, Frappart pati disa fjale për CNN: “Ishte një ndjenjë mjaft e veçantë kur dolëm në stadium dhe turma në fakt brohoriste për ne, nuk e kam përjetuar kurrë këtë më parë, në një ngjarje kaq të madhe dhe në një ndeshje kaq të madhe”.
Në këtë miqësore ndaj Australisë pritet që Gareth Southgate t’i jap minuta lojtarëve si Jarrod Bowen dhe Levi Colvill.
“Tre Luanët” menjëherë pas kësaj ndeshjeje do të fillojnë parapërgatitjet për sfidën ndaj Italisë e cila luhet katër ditë më vonë./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...