Heyon Chung ishte një nga fytyrat më të reja në botën e tenisit në vitin 2018.
Pjesëmarrja e tij në Australia Open në vitin 2018, ishte thjesht për të rritur përvojën e tij në këtë sport, e më shumë pjesëmarrja në këtë Grand Slam.
Por, tenisti nga Koreja, në Australian Open, arriti të tregonte një histori ndryshe, duke realizuar fitoren më të madhe në karrierën e tij, e duke bërë befasinë më të madhe në këtë turne, kur eliminoi Novak Gjokoviç në raundin e katërt, duke e mundur 3-0 në sete, pas një lojë që zgjati tri orë e 27 minuta.
Chung, i lindur në Korenë e Jugut më 19 maj 1996, në sportin e tenisti hyri pas një konsultimi mjekësor për problemet e tij me shikim, i cili e këshilloi atë që të përqendrohet në ngjyrën e gjelbër, për të rritur shikimin.
Ishte babai i Chung, një ish lojtar dhe pastaj trajner i tenisit, që shtyri të birin që të merret me sportin e tenistin, në mënyrë që i biri i tij të përmirësojë shikimin, duke qëndruar në fushën e gjelbër të këtij sporti.
Në moshën 12 vjeçare, Chung kuptoi se kishte diçka për t’i treguar botës në sportin e tenisit. Në atë kohë, ai ‘pushtoi’ Orange Bowl, dhe ‘IMG ACADEMY’ në Florida, vendosi të nënshkruante me të, për ta përsosur edhe më shumë.
Kjo akademi ka një histori të gjatë të zbulimit të sportistëve në tenis, dhe më parë nga kjo shkollë kanë dalë Andre Agassi, Monica Seles dhe Maria Sharapova.
Tenisti korean ka treguar suksese në disa turne të tenisit, por renditjen e parë në ATP (renditjen botërore) e ka pasur në vitin 2012, ku renditej në 976. Në shtator të vitit 2013, ai u rendit në mesin e 500 më të mirëve.
Në vitin 2015, ai u ngrit në renditje për 122 vende, ku nga vendi 173, u pozicionua në vitin 51.
Gjatë karrierës së tij të re, Chung ka pasur një moment të rëndësishëm edhe në Lojërat Aziatike në sistemin dyshe, ku fitoi medaljen e artë. Ky sukses ishte vendimtar për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
“Nëse do të kisha humbur finalen, unë do të duhej të shkoja për dy vite në ushtri”, pati deklaruar pas atij triumfi Chung./Lajmi.net/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...