Julian Nagelsmann – trajneri më i ri në historinë e Bundesligës në moshën 34-vjeçare. Nagelsmann – aktualisht trajneri më i shtrenjtë në historinë e Bundesligës. Ai është një fitues serial i fiksuar pas futbollit dhe aktualisht është kryetrajner i klubit më të mirë në Gjermani.
Jeta e hershme:
I lindur në Bavari dhe i skautuar nga 1860 Munchen në moshën 15 vjeçare në 2002. Nagelsmann ishte një lojtar shumë i mirë. Ai luajti si qendërmbrojtës. Një nga trajnerët e tij kujton se ai kurrë nuk e kishte parë të bënte ndonjë ndërhyrje pasi ishte gjithmonë në vendin e duhur. Nagelsmann kishte të gjitha tiparet e një qendërmbrojtësi të ditëve të sotme. Por futbolli nuk ishte e vetmja gjë në të cilën ai ishte i mirë.
Ai ishte gjithashtu një njeri i mirë që kishte aftësi drejtuese dhe humor të nivelit të lartë. Një nga mësuesit e tij kujton: “Ai kishte një aftësi për të arritur sukses maksimal me përpjekje minimale, sepse ai mund të dëgjonte në klasë dhe t’i merrte të gjitha”.
Aftësia e tij drejtuese kanë qenë e pranishme brenda tij që në fillim. Ai mund të fitonte kundër çdokujt dhe t’i bënte ata të besonin në qëllimin e tij. Jeta dukej e rregulluar për Nagelsmann. Një lojtar i madh, një lider i madh dhe plot potencial. Por jeta ndonjëherë mund të jetë e paparashikueshme.
Një operacion në gjurin e dëmtuar i dha fund shpresave të tij për një karrierë lojtari në moshën 20-vjeçare. Për t’i bërë gjërat edhe më keq në të njëjtën peridhë kohore, babai i tij ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.
Bashkëmoshatarët e tij besojnë se e gjithë kjo përvojë traumatike e bëri atë të rritet më shpejt se bashkëmoshatarët e tij. Ai ishte më i pjekur sesa sugjeronte mosha.
Mundësia e dytë në jetë:
Nëse një individ është i fortë nga brenda, askush nuk mund ta ndalojë atë të ketë sukses. Nagelsmann nuk mund të jetë kurrë një lojtar, por ai mori një shans të dytë në jetë, kur vendosi të vazhdonte karrierën si menaxher. Ai u bë anëtar i stafit stërvitor të akademisë së Hoffenheim-it në vitin 2010, kur u emërua trajner i skuadrës U-16 dhe vazhdoi të paraparonte.
Naglesmann pati përparimin e tij të parë kur fitoi kampionatin e parë të klubit nën 19 vjeç në 2014. Duke treguar besim në aftësinë e Nagelsmann, Hoffenheim e emëroi atë si trajner kryesor në mes të betejës së klubit për rënie në sezonin 2015/16.
Në atë kohë, emërimi i një trajneri që nuk ka përvojë dhe është vetëm 28-vjeç ishte një vendim i rrezikshëm. Sidoqoftë, Nagelsmann hodhi poshtë në gjitha dyshimet mbi të, pasi 28-vjeçari ndihmoi me sukses Hoffenheim të mbijetonte në betejën e rënies.
Sezonin e ardhshëm, i cili ishte sezoni i tij i plotë me Hoffenheim, ai i tronditi të gjithë kur përfundoi në vendin e katërt në Bundesligë dhe u kualifikua në Champions League për herë të parë në historinë e klubit.
Alexander Rosen, drejtoi i TSG 1899 Hoffenheim tha: “Ai gjithmonë dëshiron të bëjë më mirë dhe të fitojë. Kjo vendos tonin për ekipin e tij. Më kujtohet kur tha se donte të ishte pretenden për kampionatin me Hoffenheim. Disa menduan se ai ishte jorealist, por ai donte të shtynte lojtarët e tij”.
Nagelsmann më pas vazhdoi të ishte trajneri kryesor i RB Lepzig ku e çoi një nga klubet më të reja në lartësi edhe më të mëdha. Ai arriti në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve me ta në sezonin e tij të parë në krye të skuadrës. Sezonin e ardhshëm, Leipzig përfundoi i dyti në renditjen tabelare të Bundesligës.
Që nga karriera e tij që u rrëzua në moshën 20-vjeçare e deri në një trajner të klasit të lartë, udhëtimi i Nagelsmann është vërtetë frymëzues. Fortësia e karakterit të tij duhet të admirohet pasi të kthesh jetën pas shkatërrimit të idealit nuk është aspak e thjeshtë. Nëse jo një futbollist, pse jo një nga trajnerët më të mirë aktual në botë.
Pas qëndrimit të tij 2-vjeçar në Leipzig, Nagelsmann u bë trajner i Bayern Munchen./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...