Për Monacon sukseset e trofeve, janë zëvendësuar me atë të parave të ardhura nga shitja e lojtarëve.
Kampionët e Ligue 1 për edicionin 2016/17, kanë ndryshuar strategjinë e klubit, falë shitjes së yjeve të mëdha si Kylian Mbappe, Thomas Lemar, Fabinho dhe të tjerë.
Kjo falë dominimit sportiv dhe ekonomik të Paris Saint-Germain, ku janë të detyruar të ndryshojnë filozofi.
Humbja 4-0 në Kinë në Trophée des Champions e bëri të qartë se PSG ka vendosur për një periudhë të gjatë dominimi.
Monaco aktualisht është me Radamel Falcao si yllin më të madh.
Aleksandr Golovin është investimi i tyre më i madh ku u ble për 30 milionë euro, shifër normale tani për botën e futbollit në të cilën po jetojmë.
Por nëse nuk ka trofe, mund të ketë para.
Shitja e së shtunës Rachid Ghezzal në Leicester City i mbushi arkat e klubit edhe me 14 milionë euro, duke e dërguar shirën në 550 milionë euro për dy sezonet e fundit.
Afati i kaluar sjelli 309 milion euro, ndërsa ky i fundit 240 milionë euro deri më tani. Fitimi është 330 milionë euro.
Kylian Mbappe (180), Lemar (70), Benjamin Mendy (57.5), Bernardo Silva (50), Fabinho (45) dhe Tiemoue Bakayoko (40) përfaqësojnë përqindjen e madhe të shitjeve të Monacos.
Kjo pasi aty dhe lojtar që janë shitur me shuma më të vogla.
Këtë vit, përveç Fabinhos dhe Lemarit dhe marrjes së parave të nga PSG për Mbappen, klubi ka shitur Terence Kongolo (20) dhe Adama Diakhaby (10) në Huddersfield.
Ghezzal te Leicester, Joao Moutinho te Wolverhampton (5.5) dhe Soualiho Meite (10) te Torino e mbyllin këtë vit.
“Çdo sezon është një sfidë e re”, ka thënë trajneri Leonardo Jardim.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit